Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka pritur në takim Niko Peleshin, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Takimi ndërmjet dy homologëve ka nisur në ambientet e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, më 2 mars 2026.
Sipas agjendës zyrtare, takimi filloi në orën 10:00 në kabinetin e kryetares Haxhiu. Mediat kanë pasur mundësi të marrin pamje në fillim të bisedimeve. Në fokus pritet të jetë bashkëpunimi ndërparlamentar dhe çështjet me interes të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas takimit me Haxhiun, Niko Peleshi do të pritet nga Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, në orën 11:15. Më pas, në orën 11:50, ai do të zhvillojë takim me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.
Përditësime
Takimet me Haxhiun dhe Osmanin kanë ndodhur.
- Nuk u mbajt konferencë e përbashkët shtypi me Osmanin dhe Peleshin, vetëm pamje për media.
- Takimi me Haxhiun u zhvillua pa deklarata, vetëm pamje për media.