Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për shfrytëzim politik të figurave nga Gjilani dhe përjashtim të këtij rajoni nga vëmendja institucionale.
Haziri përmendi rastin e aktorit Fatmir Spahiu, të cilin e quajti ikonë të kinematografisë kosovare. Sipas tij, Spahiu u nominua për ministër para zgjedhjeve, por pas tyre nuk u përfshi në qeveri, pa asnjë shpjegim publik apo kërkimfalje.
Ai theksoi se qasje e ngjashme u ndoq edhe ndaj Dr. Feride Rushiti. «Fatmir Spahiun, ikonën e kinematografisë kosovare, e nominoi për ministër para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve e zgjodhi krejt dikë tjetër, pa asnjë sqarim, pa asnjë kërkimfalje. Njëjtë veproi edhe me Dr. Feride Rushitin. E nominoi për të mos u zgjedhur», deklaroi Haziri.
Sipas tij, këto raste përbëjnë dëshmi se emrat dhe autoritetet e gjilanasve u përdorën për përfitime elektorale. Pas zgjedhjeve, ata u lënë jashtë vendimmarrjes dhe zhvillimit.
«Kjo është dëshmia më e madhe se si shfrytëzohen gjilanasit veç për vota e pa projekte zhvillimore, dhe se si shfrytëzohen emrat e autoritetet për tejkalim krizash», u shpreh Haziri.
Përditësime
Arben Haziri deklaroi se qeveria Kurti ka përjashtuar Gjilanin nga projektet zhvillimore gjatë gjashtë viteve të fundit. Ai pyeti pse u përjashtuan edhe kuadrot.