Dy të rinj, Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, humbën jetën në një vetaksident tragjik në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Prishtinë-Mitrovicë, në afërsi të fshatit Smrekonicë. Autoritetet po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Pas njoftimit për vdekjen e Qëndrim Xhemajlit, bashkëshortja e tij ndau një mesazh përkujtimor në rrjetet sociale. Ajo e përshkroi të ndjerin si një person të hareshëm, të qeshur dhe zemërmirë, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e papritur.
Në mesazhin e saj, ajo shkroi: "Allahu deshti të të marrë afër vetes më shpejt se sa menduam ne. Jeta jem, ki mu mbajt mend si person i hareshëm, i qeshur dhe zemër dashur. Do mbetesh gjithmonë kujtimi më i bukur i jetës. InshaAllah Allahu të ka shpërbly me Xhennet". Ky rast ka shkaktuar tronditje të thellë te familjarët dhe miqtë e dy të rinjve.