Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat finalizuan operacionin e koduar “Aksi” për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Në vijim të informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur, policia ndaloi automjetin tip Volkswagen në aksin rrugor Burrel-Komsi.
Gjatë kontrollit fizik, u gjet e fshehur dhe u sekuestrua 1 armë zjarri pushkë në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u sekuestrua edhe automjeti.
Shtetasi V. N., 46 vjeç, banues në fshatin Drita të Burrelit, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Pas veprimeve procedurale, materialet iu kaluan Prokurorisë së Dibrës për hetime të mëtejshme. Ngjarja ndodhi më 14 shkurt 2026.