Një burrë i moshuar u gjet i pajetë në mes të rrugës në lagjen 13 të qytetit të Korçës. Kalimtarët e zbuluan trupin e tij teksa ecte në rrugë.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, nuk janë vërejtur shenja dhune ose dëmtime të dukshme në trup. Dyshohet për vdekje natyrale.
Viktima është ende i paidentifikuar. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vend dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave.
Trupi i pajetë është transportuar në morg për t’u nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Kjo ekspertizë do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe do të ndihmojë në identifikimin e të ndjerit.