Në një qendër tregtare në Vlorë, më 6 prill 2026, një person rreth 30 vjeç, i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike, ka hyrë në ambientet e katit të dytë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ai ka thyer vitrinat dhe dyert prej xhami të disa dyqaneve. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë të bizneseve në këtë qendër tregtare, personi ofendon dhe shan, ndërkohë që vazhdon të dëmtojë pronën.
Ngjarja është dokumentuar qartë nga kamerat e sigurisë. Pamjet janë dorëzuar pranë policisë, e cila pritet të zbardhë rrethanat dhe të identifikojë autorin, duke e vënë atë para drejtësisë.