Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, duke filluar nga e hëna. Java parashihet me mot të qëndrueshëm, intervale të gjata me diell dhe vetëm riga të dobëta shiu në disa zona të enjten.
Temperaturat minimale gjatë periudhës do të lëvizin nga -4°C deri 4°C, ndërsa maksimalet ditore mes 12°C dhe 17°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme me shpejtësi 1-8 m/s.
Parashikimi ditë për ditë
• E hëna: Moti i vranët dhe me intervale me diell. Minimale: -4 deri -1°C. Maksimale: 12-17°C. Era drejtimesh të ndryshme, 1-8 m/s.
• E martë: Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Minimale: -1 deri 2°C. Maksimale: 13-17°C. Era nga verilindja, 1-6 m/s.
• E mërkurë: Moti i vranët dhe me intervale me diell. Minimale: 0 deri 2°C. Maksimale: 14-17°C. Era kryesisht nga veriperëndimi, 1-7 m/s.
• E enjte: Moti i vranët dhe me intervale me diell, vranësira vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Minimale: 1 deri 4°C. Maksimale: 12-15°C. Era nga verilindja, 1-8 m/s.
• E premte: Moti i vranët dhe me intervale me diell. Minimale: 0 deri 2°C. Maksimale: 15-17°C. Era nga jugperëndimi, 1-4 m/s.