Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë territorin e Kosovës. Gjatë 48 orëve të fundit, ka realizuar 38 inspektime, nga të cilat 16 kanë rezultuar me ndalim pune, 11 me vërejtje dhe 10 pa vërejtje.
Aksioni zhvillohet në zbatim të vendimit të Ministrisë për Punë, Familje, Vlera të Luftës Çlirimtare (MPFVLÇ) dhe në përputhje me mandatin ligjor të inspektoratit. Ky është raporti i ditës së katërt të inspektimeve, pas vdekjeve të shumta në vende pune gjatë muajve të fundit.
Rezultatet sipas komunave
- Gjakovë: 16 inspektime – 9 ndalime, 1 vërejtje, 5 pa vërejtje.
- Podujevë: 11 inspektime – 4 ndalime, 2 vërejtje, 5 pa vërejtje.
- Drenas: 11 inspektime – 3 ndalime, 8 vërejtje, 0 pa vërejtje.
Inspektorati ka evidentuar shkelje të ndryshme dhe ka marrë masa ligjore. Ministri Andi Hoti ka urdhëruar inspektime kryesisht në ndërtimtari, në dy ndërrime dhe për 15 ditë. Aksioni do të vazhdojë për të rritur sigurinë dhe respektimin e standardeve ligjore në vendet e punës.