Interi ka refuzuar interesin e Arsenalit për Pio Espositon. Ekipi i trajnerit Mikel Arteta kërkoi informacione në Milano, por klubi italian konfirmoi se talenti nuk është në shitje.
Nga një premtim, Pio Esposito është kthyer në një realitet dhe është një nga lojtarët më të çmuar që Interi ka në dispozicion. Paraqitjet e talentit "azzurr" kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, mes tyre Arsenali.
Pavarësisht se nuk është zgjedhje e parë e Chivu-t, ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 4 asiste vetëm në Serie A.
Ky zhvillim mori vëmendjen e La Gazzetta dello Sport, e cila shkroi në faqen e parë: "Pio nuk preket".