Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur të mërkurën intervistimin e 30 komisionerëve të dyshuar për keqpërdorime në numërimin e votave të kandidatëve të subjekteve politike në komunat e Deçanit dhe Junikut.
Prokuroria ka njoftuar publikun përmes një komunikate për media se ky proces synon sqarimin dhe zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Autorizimi i parë për veprimet hetimore u lëshua më 19 janar nga kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj.
Veprimet e mëtejshme hetimore kryhen me autorizimet e prokurorëve të caktuar prej saj, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
Të dyshuarit janë kryesisht komisionerë të përfshirë në procesin e numërimit të votave.