Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, foli pas mbledhjes së Qeverisë më 1 prill për krizën e karburanteve dhe çmimet e tyre.
Ai u shpreh se taksa e qarkullimit nuk do të ndryshojë dhe implikimet fiskale nuk do të preken në kohë krize. Sipas tij, kjo taksë është proporcionale, sepse "kush harxhon më shumë naftë paguan më shumë taksë".
Ministri shpjegoi se çdo shtet ka taksë qarkullimi, por në Shqipëri ajo vjen nga konsumi i çdo litri karburanti, jo si taksë vjetore. "Vlerësimi i qeverisë është se vjelja e saj nga litrat e naftës është më proporcionale me qytetarin, pasi paguan më shumë ai që përdor më shumë", tha Karakaçi para gazetarëve.
Përsa i përket çmimit të naftës, ai theksoi se Bordi i Transparencës nuk është mbledhur, edhe pse kishte mundësi për rritje me 1 lek. Çmimi aktual është 218 lekë, ndërsa tavani është 220 lekë. Bordi ndërhyn nëse kalohet ky nivel.
Karakaçi përmendi dy masa për reduktimin e barrës fiskale të karburanteve. E para është Bordi i Transparencës, që vendos çmimin tavan dhe ndërhyn nëse kalon nivelin e vendosur.