Klubi i basketbollit KB Prishtina ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin grek Michail Kakiouzis. Vendimi është marrë për arsye familjare dhe nga dita e sotme ai nuk do të jetë më pjesë e stafit teknik.
Në njoftimin zyrtar, klubi shpreh falënderimet për kontributin e dhënë nga trajneri gjatë këtij sezoni. Theksohet profesionalizmi, përkushtimi, bashkëpunimi korrekt dhe angazhimi i vazhdueshëm me ekipin. KB Prishtina i ka uruar Michail Kakiouzis shëndet të plotë, suksese në karrierë dhe çdo të mirë në jetën personale.
Nën drejtimin e tij, KB Prishtina ka luajtur 18 ndeshje me tetë fitore dhe dhjetë humbje, duke u renditur në vendin e gjashtë me 26 pikë.