Klevis Kaso është emëruar në krye të Ujësjellësit në Vlorë, duke zënë një nga pozicionet më të rëndësishme në administrimin e shërbimeve publike në qytet.
Ai zëvendëson Ermal Muratin, i cili e ka mbajtur këtë post për më shumë se një vit.
Emërimi ndodh në një moment kur furnizimi me ujë dhe menaxhimi i infrastrukturës hidrike paraqesin sfida kryesore për Vlorën, sidomos gjatë sezonit turistik kur kërkesa rritet ndjeshëm.
Klevis Kaso vjen me përvojë të gjatë në administratën publike dhe jetën politike. Ai ka mbajtur më parë pozicione të rëndësishme, duke përfshirë drejtimin e klubit shumësportësh të qytetit, detyrën e nënkryetarit të bashkisë, si dhe së fundmi postin e kreut të Partisë Socialiste në Vlorë.