Konfindustria ka lëshuar një njoftim për shtyp më 10 mars 2026, ku i kërkon qeverisë shqiptare të nisë sa më shpejt ndërtimin e impiantit të përpunimit të naftës vendore. Ky hap konsiderohet mënyra më efektive për të përballuar pasojat ekonomike dhe të sigurisë kombëtare nga tensionet dhe sulmet në Gjirin Persik ose Lindjen e Mesme.
Në deklaratë theksohet se çmimi i naftës në tregun shqiptar po arrin kufirin e 200 lekë/litër dhe parashikohet të tejkalojë kufirin e 250 lekë/litër, siç ndodhi në vitin 2022 me fillimin e luftës në Ukrainë.
Konfindustria kërkon ndryshimin e Buxhetit 2026 për të përfshirë si investim shtetëror ndërtimin e këtij impiantit. Gjithashtu, propozohet përmirësimi thelbësor i organizimit të prodhimit, tregtimit, ngarkesës fiskale dhe eliminimi i monopolizimit të tregut të hidrokarbureve.
Organizata vlerëson të papranueshme varësinë e plotë të Shqipërisë nga importet dhe luhatjet e çmimeve botërore, pavarësisht rezervave të mëdha të naftës vendore. Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i Konfindustrisë, shprehet se impiant i do të sigurojë zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin dhe stabilitetin e çmimeve të karburanteve.
Përditësime
Çmimi i naftës rritet në 198 lekë/litr, me 25 lekë më shumë se më 4 mars.
- Ministria e Ekonomisë zhvilloi takime me kompanitë e hidrokarbureve për furnizimin dhe çmimet.
- Ministritë e Financave dhe Energjisë intensifikojnë kontrollat ditore, me sekuestra dhe gjoba 10 herë më të larta për abuzime.
- Ministria e Financave miratoi planin e monitorimit, pa ngritje të bordit të transparencës apo rishikim taksash.
- Qeveritë rajonale morën masa kundër rritjes së çmimeve; Shqipëria ende jo.