Konflikti me Iranin ka shkaktuar kaos në industrinë e udhëtimeve, me mijëra fluturime të anuluara në rajon dhe përtej tij. Shtrenjtimi i çmimit të naftës ka ndikuar gjithashtu, pa parashikim të saktë për rikthimin e normalitetit.
Leonard Maçi, ekspert udhëtimesh, foli në emisionin E-ZONE për efektet në tregun shqiptar. Ai theksoi se tregu me Izraelin është i konsoliduar, por turet e pranverës nga Tel Avivi janë anuluar pa afat. Kështu, turistët izraelitë mungojnë në Shqipëri, pa ditur kur do të rinisin fluturimet.
Udhëtimet drejt Dubait dhe Abu Dhabit janë po ashtu të anuluara. Këto bllokime janë të mjaftueshme për të ndjerë efektet në tregun vendas, sipas Maçit.
Paralelisht, prenotimet për Turqinë kanë një ngadalësim të dukshëm pas lajmeve se ky shtet ishte në fokus të sulmeve nga Irani. Në javën e parë të situatës, nuk ka më telefonata për rezervime drejt Turqisë, jo vetëm për udhëtime të shkurtra fundjave, por edhe për pushimet e verës. Maçi shprehu shpresën për arritjen sa më parë të një marrëveshjeje që të rikthehet normaliteti.
Reduktimi i udhëtimeve, shoqëruar me shtrenjtimin e çmimeve të hidrokarbureve, do të ketë efekte në tregun ajror, duke rritur çmimet e biletave të fluturimeve.