Në qytetin e Korçës, shtetasi me inicialet A. P., 64 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij në lagjen nr. 5, rreth orës 17:00 të datës 23 shkurt 2026.
Menjëherë pas ngjarjes, ai u transportua në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor i policisë ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plotë të rastit.
Burimet raportojnë se ngjarja dyshohet si vetëhedhje, ndërsa policia po kryen verifikimet e nevojshme për sqarimin e shkaqeve.