Republika e Kosovës shënon sot Ditën e Kushtetutës, festë shtetërore sipas Ligjit për festat zyrtare. Kjo ditë përkujton 18-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës më 9 prill 2008. Dokumenti u nënshkrua më 7 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
Kushtetuta është akti më i lartë juridik i shtetit. Ajo e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran, demokratik, të pandashëm, laik dhe shoqëri shumetnike, të përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera. Sipas nenit 8, Kosova është shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë.
Dokumenti ka 14 kapituj dhe 162 nene. Pjesa më e madhe rrjedh nga Plani i ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaarit, i cili shërbeu si bazë për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Ai garanton të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, duke dhënë të drejta specifike grupeve minoritare.
Ndryshimet kushtetuese kërkojnë votim dyfishtë në Kuvendin e Kosovës, me dy të tretat e deputetëve në përgjithësi dhe dy të tretat të deputetëve nga komunitetet pakicë.