Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, deklaroi se shembja e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas, te Arrat e Gurrës, erdhi nga erozioni i vazhdueshëm në zonë dhe jo nga marrja e inertesh.
Gjatë një konference për shtyp, Kozeli përgënjeshtroi versionin se punimet e kontraktorëve kishin shkaktar problemin. Ai njoftoi se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) kishte verifikuar dokumentacionin dhe nuk kishte konstatuar shkelje nga ana e kontraktorit të ngarkuar me punimet.
Kozeli solli si provë avancimin e erozionit: në vitin 2015, distanca midis trupit lumor të lumit Shkumbin dhe shinave të trenit ishte 35 metra, ndërsa në vitin 2023 kishte rënë në 17 metra.
ARRSH ka nisur mobilizim të plotë për zgjidhjen e shpejtë dhe të sigurt të situatës. Aksi i ri, që do të ndërtohet në shtratin e lumit Shkumbin, ka një gjatësi minimale prej 1.3 kilometrash, por Kozeli nuk dha një afat kohor konkret për përfundimin e punimeve.
Përditësime
Kozeli njofton se ura ekszistuese do të prishet.
Aksi i ri parashikohet përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin.