Kompanive private në Maqedoninë e Veriut u janë miratuar kredi për investime dhe zhvillim, përmes një linje kreditore prej 250 milionë eurosh. Sipas Entit Shtetëror të Revizionit, deri në shkurt të vitit 2026 janë miratuar 767 projekte, me vlerë rreth 14,3 miliardë denarë. Bizneset i kanë përdorur kreditë për ndërtimin e objekteve, blerjen e pajisjeve dhe kalimin në burime të ripërtëritshme të energjisë.
Sipas sektorëve, 44% e mjeteve janë orientuar drejt prodhimit vendas, 25% janë përdorur nga sektori i tregtisë dhe 10% nga transporti.
Sa u përket llojeve të investimeve, 46% e mjeteve janë përdorur për objekte ndërtimore, 39% për pajisje moderne dhe 11% për kalimin në energji të ripërtëritshme.
Kreditë kanë normë fikse interesi prej 1,95% dhe afat kthimi deri në 15 vjet, me periudhë grejs deri në tre vjet. Kompanitë duhet të mbulojnë vetë të paktën 20% të vlerës së investimit.
Revizioni ka konstatuar se veprimtaritë e Bankës Zhvillimore për administrimin e mjeteve janë në përputhje me kornizën përkatëse ligjore dhe kontraktuale.