Kryeministri i Holandës, Rob Jetten, ka shprehur mbështetjen e tij për të ardhmen evropiane të Kosovës. Gjatë një interviste për Euronews Albania, në kuadër të samitit të NATO-s që po mbahet në Ankara të Turqisë, Jetten u përgjigj pyetjeve mbi integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.
“Unë shpresoj që Kosova do të bëhet pjesë e familjes evropiane një ditë”, ka deklaruar kryeministri holandez.
Samiti në Ankara ka mbledhur zyrtarë të lartë të Aleancës, përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnere, si dhe drejtues të industrisë së mbrojtjes. Sipas NATO-s, ky forum përbën një nga aktivitetet më të rëndësishme kushtuar prodhimit, investimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse në hapësirën transatlantike.
Krahas agjendës politike, kryeministri Jetten ndau edhe një detaj personal, duke treguar se mban një qen të adoptuar nga Kosova. Ai shpjegoi se e kishte marrë atë pasi e konsideroi si një kafshë shumë të mirë dhe shprehu dashurinë e tij ndaj qenve.