Akademikja dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi ka reaguar në mbështetje të protestave që po zhvillohen në kryeqytet, të cilat kanë mbërritur në ditën e 11-të. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ypi ndau një fotografi ku shihen mijëra qytetarë të mbledhur përballë godinës së Kryeministrisë.
Krahas imazhit, shkrimtarja shkroi mesazhin "Shumë krenare", ndërsa postimin e saj e shoqëroi me këngën "Dua më shumë Shqipërinë". Ky reagim është komentuar gjerësisht nga ndjekësit e saj në rrjet. Protestat në Tiranë karakterizohen nga pjesëmarrje e lartë qytetare dhe aktivitete të përditshme, teksa qytetarët vijojnë tubimet kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.