Në seancën plenare të Kuvendit më 19 shkurt 2026, deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja i është përgjigjur deputetit Gazment Bardhi lidhur me interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një anëtari të qeverisë.
Manja theksoi se Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj, pranoi se GJKKO ka ndërhyrë në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Ai deklaroi: “Gjysmë të vërtetat janë shpesh herë që e fusin problemin në rrugë pa krye. Edhe pse nuk e kemi vendimin e GJK-së të arsyetuar, kemi një njoftim. Bardhi shkon aty ku i intereson dhe i vë pikën fjalisë.”
Sipas Manjës, regjimi i imuniteteve rregullohet me nenin 73 të Kushtetutës, ku nuk parashikohet masa e pezullimit nga detyra. Partia Socialiste ka depozituar në GJK kërkesë për interpretimin e nenit 103 të Kushtetutës. Ai premtoi debat kushtetues kur nisma të vijë në Kuvend dhe sqaroi se ndryshimi i propozuar është rregullim procedurial, jo zgjerim i imunitetit, duke e quajtur atë “imunitet iluziv”.
Manja nënvizoi se prokuroria dhe gjykata kanë të drejtë të hetojnë dhe të vendosin masa. Ai përfundoi: “E keni mbaruar juridikun në kohëra të tjera!”