Në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel, komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se do të diskutohen tema kyçe gjeopolitike me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor.
Ajo theksoi se në BE ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke dhënë një mesazh të qartë se zgjerimi mbetet prioritet. "Nëse kandidatët tanë japin rezultate, atëherë edhe ne duhet të japim rezultate, dhe po i japim ato", u shpreh Kos.
Në komentet për gazetarët, ajo përmendi vendet e rajonit, por nuk përmendi Kosovën e Bosnjën.
Progresi për Malin e Zi
Kos njoftoi themelimin e grupit punues për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, pas 17 vitesh për herë të parë. Ajo vlerësoi se qytetarët e Malit të Zi mbështesin fuqishëm integrimin, sipas të dhënave të Eurobarometrit.
Mbështetja financiare
Sa i përket Planit të Rritjes, zbatimi po ecën mirë. Në ditët në vijim, BE do të disbursojë afro 200 milionë për Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Integrimi gradual
Kos përmendi rezultate konkrete në integrimin gradual. Javën e kaluar, Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA.
Takimi zhvillohet në kontekstin e diskutimeve për perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE.