Pas një pushimi në seancë, në Gjykatën Speciale në Hagë, më 12 shkurt 2026, ka nisur fjalën përmbyllëse ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit.
Avokati i tij, Geoffrey Roberts, në fillim të deklaratës tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka arritur të vërtetojë asnjë nga krimet e ngarkuara ndaj klientit të tij.
“Selimi është tërësisht i pafajshëm për të gjitha krimet në aktakuzë. ZPS-ja thjesht nuk ka arritur të provojë asnjë prej këtyre krimeve të pretenduara. Kaq është dhe ky është qëndrimi ynë”, deklaroi ai.