Pishina e Gërmisë ka ndërprerë përkohësisht veprimtarinë e saj. Lajmi u bë i ditur nga ndërmarrja NPL “Sport Marketing”, e cila menaxhon këtë ambient, përmes një njoftimi zyrtar.
Vendimi për mbyllje vjen si pasojë e një kërkese të Inspektoratit Sanitar. Aktualisht, shërbimi do të qëndrojë i pezulluar deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Pas interpretimit të këtyre rezultateve nga institucionet përkatëse, pritet të merret një vendim i mëtejshëm për rihapjen e pishinës për qytetarët.