Një meteorite ka rënë më 9 mars 2026 në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë, duke dëmtuar çatinë e një shtëpie në Koblenz. Trupi qiellor përshkroi çatinë dhe hyri në një dhomë gjumi, por në atë kohë aty nuk ndodhej askush.
Policia ka njoftuar se nuk ka të lënduar dhe nuk ekziston rrezik i mëtejshëm. Një zëdhënës i forcave të rendit deklaroi për Agjencinë Gjermane të Shtypit (dpa) se raportime për dëme kanë ardhur gjithashtu nga rajonet Hunsrück dhe Eifel.
Shfaqja e objektit të ndritshëm në qiell shkaktoi panik dhe frikë te banorët. Dëshmitarët raportuan një objekt të ndritshëm që fluturonte, çka ngriti spekulime në mediat sociale, përfshirë hipotezën për një raketë iraniane.
Sipas shpjegimit shkencor, kur një asteroid hyn në atmosferën e Tokës, ai copëtohet. Shumica e fragmenteve digjen, por disa arrijnë tokën si meteoritë.