Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese SMS që po qarkullojnë ditët e fundit. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, MIE sqaron se këto mesazhe dërgohen në emër të saj dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Mesazhet përmbajnë linqe të dyshimta për pagesa gjobash ose shërbimesh të tjera. MIE fton qytetarët të mos klikojnë këto linqe dhe të shmangin dhënien e të dhënave personale apo bankare.
Në njoftimin zyrtar thuhet:
- Kujdes nga SMS-të mashtruese!
- Fshini menjëherë mesazhin.
- Faqet zyrtare shtetërore përfundojnë vetëm me .gov.al.
- Për verifikime përdorni vetëm kanalet zyrtare, si e-Albania.
- Shpërndajeni për të informuar edhe të tjerët.
Këto masa synojnë mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimet digjitale.