Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare ka reaguar për rastin e dyshuar të keqtrajtimit të një fëmije 5-vjeçar nga Lipjani. Fëmija trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Disa burime raportojnë se ai rrezikon amputimin e dy shputave të këmbëve për shkak të plagëve të marra.
Ministria thekson se dhuna, frika apo neglizhenca ndaj fëmijëve në familje është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. Pas njoftimit për rastin, Qendra për Punë Sociale në Lipjan, në koordinim me Departamentin e Shërbimeve Sociale në ministri, ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e fëmijëve.
Gjashtë fëmijët e tjerë të familjes janë vendosur në strehim dhe mbrojtje në një ambient të sigurt, në përputhje me mandatet ligjore.
Ministri Fatmir Hoti ka komunikuar me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për koordinimin e masave sociale dhe ligjore. Ministria ka kërkuar nga Inspektorati për Shërbimet Sociale dhe Familjare të nisë urgjentisht hetim institucional për trajtimin e rastit nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan.
Ky hetim do të verifikojë zbatimin e obligimeve ligjore, procedurat për mbrojtjen e fëmijëve dhe mundësitë e parandalimit. Ministria deklaron se do të mbajë komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse për të garantuar mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve.
Përditësime
Komuna e Lipjanit paralajmëron masa disiplinore – suspendim ose largim nga puna – ndaj zyrtarëve të QPS-së, nëse vërtetohet neglizhenca.
Zhvillime të tjera:
- Zëdhënësja Besarta Qadraku deklaroi bashkëpunim të plotë dhe pret raportin e detajuar.
- Konfirmohet se QPS ka qenë e informuar më herët për rastin.
Prindërit e fëmijës 5-vjeçar nga Lipjani u arrestuan.
- Fëmijët u kthyen te familja më 25.09.2023, sipas raportit të QPS Lipjanit.
- Ministria e Punës nuk shpjegon pse u kthyen fëmijët te familja, deklaroi ministri i ri.
- QPS vizitoi familjen disa herë pas vitit 2023, por nuk specifikohet hera e fundit.
- Njësia e Inspektimit kryen inspektime bazuar në anëkesat.