Moti i ngrohtë dhe temperaturat pranverore kanë mbushur plazhin e Velipojës me vizitorë këtë të dielë, ku qytetarët kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën pranë detit.
Pamjet tregojnë hapësira bregdetare të pastra dhe të çliruara nga zaptimet, me pushues që shijojnë diellin dhe shëtitjet buzë Adriatikut. Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotografi nga këto momente në rrjetet sociale.
Rreth 30 minuta larg qytetit të Shkodrës, plazhi i Velipojës shtrihet përgjatë një vije bregdetare prej 14 kilometrash, nga gryka e Bunës deri në zonën "Rana e Hedhun". Ai mbetet një nga destinacionet më të preferuara turistike në veri të Shqipërisë.
Vetëm një muaj më parë, bregdeti i Velipojës iu nënshtrua një aksioni të thellë pastrimi nga strukturat vendore të shërbimeve publike, në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik.