Titi Tamburi lindi më 2 dhjetor 1944 në Përmet, në një familje atdhetare. U rrit dhe u edukua në Tiranë, ku ushtroi profesionin e mjekut neurolog dhe lektorit universitar.
Ai u specializua në klinika të vendeve si Franca, Zvicra, Vjena, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Shqipëri shërbeu si shef dhe krijues i Reanimacionit të Parë, si dhe konsulent neurolog i QSUT-së.
Pas emigrimit në Kanada, prej vitit 2000 punoi në Universitetin e Windsor-it si profesor i kurseve pasuniversitare të neuropatologjisë, diagnozës neurologjike, neuroanatomisë, neurofiziologjisë dhe neurobiokimisë. Nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2025 dha mësim në lëndët patofiziologji, anatomi dhe fiziologji në një fakultet në Michigan, SHBA.
Titi Tamburi lë pas gruan dhe tre fëmijët: Jonia, Andia dhe Arti Tamburi. Ai ndërroi jetë më 12 shkurt 2026 në orën 8 të mëngjesit, për shkak të problemeve shëndetësore.
Përditësime
Titi Tamburi dha kurse pasuniversitare neuropatologjie për studentët PhD në psikologji në Universitetin e Windsor-it.