Një foshnje 2-muajshe nga Korça ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar "QSUT" të Tiranës. Foshnja u dërgua me urgjencë më 13 mars për mjekim më të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Sipas grupit hetimor, foshnja mbërriti në gjendje kritike dhe ndërroi jetë disa orë pas shtrimit, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Disa burime përmendin dyshimin se shkaku mund të ketë qenë kequshqyerja, përfshirë mungesën e ushqyerjes me gji nga nëna.
Materialet e rastit janë dërguar në Prokurorinë e Korçës. Gjatë hetimeve do të përcaktohet nëse vdekja erdhi nga kequshqyerja apo nga ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund ta ketë pasur që nga lindja.