Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka kryer ndryshime në zinxhirin komandues të Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë dhe Durrës, në kuadër të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit në sistemin penitenciar.
IEVP Fushë-Krujë
Në IEVP Fushë-Krujë u lirua nga detyra drejtori Apostol Luca. Në vend të tij u emërua Ervis Dedej, me eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve. Po ashtu, shef i policisë u emërua kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve.
IEVP Durrës
Në IEVP Durrës u emërua drejtor Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore. Shef i policisë u emërua kryekomisar Florian Masha, me karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, këto lëvizje synojnë forcimin e përgjegjësisë, rritjen e kontrollit dhe vendosjen e standardeve më të larta në funksionimin e institucioneve penitenciare.