Pas ankimimit të Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me çështjet e sigurisë në gjykata, ka nisur rimodelimi i hyrjes dhe i sistemeve të sigurisë në ambientet e SPAK dhe GJKKO.
Ndërhyrjet synojnë përmirësimin e kontrollit të hyrjeve dhe të mjeteve të sigurisë për të garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, stafit dhe qytetarëve që vizitojnë gjykatën.
Ky proces vjen pas shqetësimeve të ngritura nga Shoqata e Gjyqtarëve, e cila kishte apeluar për kushte më të sigurta pune dhe rritje të parametrave të mbrojtjes në institucione. Në një deklaratë të datës 22 dhjetor 2025, shoqata theksoi se:
• Kontrolli i personave kryhet nga punonjës të patrajnuar;
• Mungojnë pajisjet e sigurisë;
• Ka mungesë të ndarjes funksionale të ambienteve;
• Mungon personeli i dedikuar për ruajtjen e rendit gjatë seancave gjyqësore.