Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi vendosjen e një lidhjeje të re ajrore direkte midis Luksemburgut dhe Shqipërisë. Operimi i kësaj linje do të kryhet nga kompania evropiane Luxair dhe pritet të fillojë më 29 mars 2027.
Sipas njoftimit, linja e re ajrore do të funksionojë gjatë gjithë vitit, duke siguruar dy fluturime në javë, çdo të hënë dhe çdo të premte. Kjo iniciativë vlerësohet si një zhvillim që do të afrojë më shumë njerëzit, bizneset dhe komunitetet e të dyja vendeve.
Ky vendim vjen si rezultat i bashkëpunimit të mëparshëm. Më 21 prill 2026, ministri Ferit Hoxha zhvilloi një vizitë në selinë e kompanisë Luxair, ku u takua me drejtuesin ekzekutiv, Gilles Feith, për të shqyrtuar mundësinë e kësaj lidhjeje direkte.