Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit njofton se po vazhdon zbatimin e masave për rritjen e sigurisë në trafik. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka realizuar shqiptimin e 1369 gjoba ndaj kundërvajtësve, në bazë të monitorimit të kamerave të sigurisë dhe gjatë detyrave të rregullta në terren.
Gjatë periudhës nga 13 deri më 19 janar 2026, shkeljet e evidentuara përfshijnë kundërvajtje të ndryshme, si përdorimi i telefonit mobil gjatë vozitjes.
Policia e Kosovës u bën apel shoferëve të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, për të parandaluar aksidentet dhe ruajtur jetën e qytetarëve.