Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetase dhe ndërqytetase do të pësojnë ndryshime që prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Kostandin Foni, nga Shoqata e Transportit Urban, deklaroi: «Shteti duhet të ndërhyjë, të ulë taksat, ose të rrisë çmimin e biletës, ose të kompensojë operatorët». Përfaqësuesit e shoqatave e përsëritën këtë kërkesë në komunikime për mediat.
Sipas tyre, në pamundësi financiare për të blerë karburant, do të pakësohet numri i autobusëve në qarkullim. Kjo do të rezultojë me më shumë vonesa në transport.
Ata kërkuan mirëkuptimin e qytetarëve dhe theksuan se, në rast reduktimi të flotës, kjo vjen nga mosreagimi i institucioneve.