Partia Demokratike rikthehet në protestë para Kryeministrisë të dielën më 22 mars.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku mbështetësit thirren të mblidhen në orën 18:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit para Kryeministrisë.
Protesta e radhës vjen pas tubimit të opozitës para Kuvendit, ditën kur Partia Socialiste vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut për t’i hequr imunitetin deputetes Belinda Balluku.
Berisha ka theksuar vazhdimisht se protesta e demokratëve ndodhet në kilometrin e fundit dhe ka si qëllim kryesor largimin e kryeministrit Edi Rama.