Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një deklaratë në Facebook për të kujtuar përvjetorin e 26-të të masakrës së 3-4 shkurtit 2000 në Mitrovicë.
Në deklaratë thuhet se ky ngjarje paraqet një nga plagët më të rënda të pasluftës. Bandat kriminale serbe vranë 10 civilë të pafajshëm, plagosën 25 të tjerë dhe dëbuan me dhunë 1.564 familje me gjithsej 11.364 anëtarë nga shtëpitë e tyre në pjesën veriore të qytetit.
Osmani e përshkruan këtë si krim të hapur kundër njerëzimit dhe përpjekje brutale për ta zhdukur praninë e shqiptarëve në atë zonë. Ajo thekson se Mitrovica qëndroi e pathyeshme dhe se krimet nuk do të harrohen kurrë.
"Mitrovica qëndroi dhe nuk u thye, ndaj ky krim nuk do të harrohet kurrë dhe drejtësia do të mbetet kërkesë e pandalshme", shprehet presidentja. Ajo shton se e vërteta, kujtesa dhe drejtësia janë themeli për paqen e qëndrueshme. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.