Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me ambasadorin William Walker në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut.
Në një postim në Facebook, ajo shkroi:
"Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në orët më të errëta të Kosovës, e tha dhe e mbrojti të vërtetën. Ai është zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi. Mirënjohja jonë është e përjetshme, ashtu sikurse obligimi ynë që e vërteta e Reçakut të mos harrohet kurrë."
Osmani e cilësoi Walker-in si zërin që shndërroi dhimbjen në thirrje për drejtësi, duke theksuar rëndësinë e kujtesës dhe drejtësisë për viktimat.