Ditën e diel, 16 gusht 2026, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare deri të dendura në disa zona. Prej orëve të mesditës deri në pasdite, vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu, të cilat do të kenë një intensitet të ulët. Kjo dukuri do të jetë kryesisht e përqendruar në zonat lindore dhe jugore të territorit.
Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim veriperëndim–juglindje, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Ndërkaq, situata në det do të paraqitet e qetë, me një valëzim të forcës 1–2 ballë.
Sa u përket temperaturave, ato do të regjistrojnë një vlerë minimale prej 14 gradë Celsius, ndërsa vlera maksimale parashikohet të arrijë deri në 34 gradë Celsius.