Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm në Shqipëri. Gjatë orëve të para të ditës do të ketë kthjellime, ndërsa nga mesdita deri në pasdite priten alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore. Reshje shiu me intensitet të ulët do të shfaqen në ultësirën perëndimore dhe relievet malore, lokalisht të shoqëruara me shtrëngata afatshkurtra në male. Pas orëve të pasdites reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.
Era fryn me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Në det parashikohet valëzim i ulët, forcë 1 deri në 2 ballë. Temperaturat maksimale arrijnë deri në 19 gradë Celsius, ndërsa minimale zbresin në 0 gradë Celsius në zonat malore.
Parashikimi për të dielën
Ditën e diel moti parashikohet relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në male gjatë orëve të mesditës deri pasdites. Pas pasdites moti kthehet i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të izoluara në formë pikash në relievet malore të veriut dhe lindjes.
Era vazhdon me drejtim juglindje-veriperëndim, shpejtësi mesatare 8 m/s, hera-herës deri 15 m/s në bregdet, lugina dhe male. Temperaturat maksimale priten të arrijnë 21 gradë Celsius, minimale 0 gradë Celsius.