Pak orë para seancës plenare, Parlamenti ka kaluar në masa të përforcuara sigurie. Godina është rrethuar me kordon metalik si masë paraprake ndaj protestës së Partisë Demokratike.
Protestuesit e opozitës janë thirrur për të rrethuar Parlamentin në orën 10:00, në të njëjtën kohë kur brenda sallës pritet përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Seanca plenare do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku.
Ligjvënësit socialistë mësohet se do të nxitojnë të parët për të hyrë në seancë, me qëllim shmangien e protestuesve. Gazetarja Elda Menga e Top Channel ka siguruar pamje të godinës së rrethuar me gardh metalik.