Ministria Federale e Punës në Berlin njoftuan se pensionet për rreth 21 milionë pensionistë në Gjermani do të rriten me 4.24% më 1 korrik 2026. Kjo bazohet në të dhënat aktuale nga Zyra Federale e Statistikave dhe agjencia e sigurimeve pensionale.
Rritja është më e lartë se parashikimet e vjeshtës. Ministrja e Punës, Bärbel Bas, deklaroi: “Është një lajm i mirë për pensionistët që pensionet do të rriten me 4.24% në korrik”. Ajo shtoi se “rritja pozitive e pagave po çon përsëri në një rregullim të dukshëm të pensioneve, gjë që nënvizon besueshmërinë e sistemit statutor të pensioneve”.
Pensionet lidhen me pagat, prandaj pensionistët përfitojnë nga prosperiteti i punëtorëve. Bashkëkryetarja e SPD-së socialdemokrate u shpreh: “Pensionet e mira nuk janë luks, por çështje drejtësie për njerëzit që kanë punuar shumë gjithë jetën e tyre”.
Sipas Ministrisë, vlera bazë e pensionit kalon nga 40.79 euro në 42.52 euro më 1 korrik 2026. Për një pension standard me të ardhura mesatare dhe 45 vjet kontribute, rritja mujore arrin 77.85 euro.
Regullimi zbatohet me një rregullore që kërkon miratim nga Kabineti, Bundesratit (Këshilli Federal) dhe botim në Gazetën Federale të Ligjit. Presidentja e Fondit Federal Gjerman të Sigurimeve të Pensioneve, Gundula Roßbach, tha: “Me këtë, ne po përmbushim edhe një herë një premtim kyç të sigurimit ligjor të pensioneve: Pensionet vijnë pas pagave”.