Pas përfundimit të intervistave, Komisioni i Posaçëm i ngritur për vlerësimin e kandidaturave ka publikuar renditjen përfundimtare të pikëve për drejtorët e policisë vendore në qarqet Fier, Durrës, Lezhë dhe Kukës.
Në listën e 21 kandidatëve, kryesojnë Adriatik Tafçiu (86 pikë), Ervin Hodaj (85 pikë) dhe Edvin Ndreu (84 pikë). Pas tyre renditen Artion Duka dhe Erion Ahmeti, secili me nga 74.32 pikë. Lista mbyllet me Erzen Cerën dhe Alfred Nomanin, të cilët janë vlerësuar me nga 71 pikë.
Ky proces vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit në disa drejtori vendore:
- Ervin Hodaj mban aktualisht postin e komanduar në Durrës, pas largimit të Afrim Tafës.
- Edvin Ndreu është komanduar në Vlorë pas shkarkimit të Elidon Çelës.
Emërimet përfundimtare për këto pozicione pritet të finalizohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në fillim të javës së ardhshme.