Ka përfunduar zyrtarisht procesi i votimit në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ky proces, i konsideruar si një moment kyç për zhvillimet e brendshme të kësaj force politike, pasoi fjalimet e mbajtura nga drejtuesit e lartë dhe deputetët.
Pas ushtrimit të së drejtës së votës nga delegatët, kutitë janë vulosur në përputhje me rregullat dhe janë transportuar drejt selisë qendrore të Partisë Demokratike. Në ambientet e selisë blu ka nisur përgatitja për procesin e numërimit, nga ku do të shpallen rezultatet zyrtare.
Ky Kuvend vlerësohet si vendimtar për të ardhmen e partisë, pasi pritet të reflektojë balancat e reja të pushtetit brenda strukturave dhe të përcaktojë drejtimin politik që do të ndiqet në vijim.