Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Komoran, duke lënë tre persona të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për mediat se informacioni për incidentin është pranuar rreth orës 19:00. Pas njoftimit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.
Sipas informatave fillestare, dy nga tre të lënduarit dyshohet se janë goditur me një mjet të mprehtë. Të gjithë personat e përfshirë në konflikt kanë kërkuar dhe pranuar ndihmë mjekësore. Aktualisht, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë përleshje.
Përditësime
Hetimet për përleshjen në Komoran konfirmojnë se mjeti i përdorur ka qenë një thikë, raporton Telegrafi. Në këtë incident kanë mbetur të lënduar tre persona, ndërsa Policia e Kosovës vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.