Një person humbi jetën në një aksident me mjet bujqësor në fshatin Grekan të Elbasanit më 16 mars 2026.
Shtetasi E. B., 63 vjeç, banor i fshatit Grekan, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor që drejtonte. Për pasojë, mjeti u përmbys dhe viktima pësoi plagë të rënda, të cilat çuan në vdekje.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bën me dije se grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.