Fshati Bishan në Novoselë ndodhet nën ujë pas reshjeve të fundit, të raportuara më 9 janar 2026. Uji ka depërtuar në banesa gjatë natës, duke arritur një thellësi deri në një metër. Rruga kryesore që lidh fshatin me zonat përreth është e bllokuar plotësisht, duke izoluar katër fshatra në total.
Banorët shprehen të bllokuar brenda shtëpive për shkak të nivelit të lartë të ujit. Një qytetar raporton: “Nuk dal dot nga banesa, uji ka arritur në 1 m. Brenda në shtëpi uji hyri 10 pond, por e pastruam. S’kemi fjetur gjumë”.
Shqetësimet kryesore lidhen me bagëtinë dhe furnizimin me ujë. Një tjetër banor thotë: “Për të kaluar rrugën po përdor zetorin. Kam bagëti që i kam nxjerrë në fshat, dua t’u marr ushqim, por nuk kaloj dot. Unë s’kam as ujë për të pirë për veten. Nuk po pyes për dëmin në shtëpi, por për gjënë e gjallë. Nuk kam me çfarë i ushqim. Barin nuk e marr dot pasi është me ujë”.
Tokat bujqësore të fshatit Bishan janë përmbytur tërësisht. Një banore shton: “Të gjithë tokat bujqësore të fshatit Bishan janë përmbytur. Pulat kanë ngordhur. Uji vinte me sekonda. Dola menjëherë të shpëtoja pulat. Nga shtëpia ime nuk kalon dot me mjet”.
Banorët nuk mund të kalojnë me mjete motorike dhe përballen me mungesa bazike, si uji i pijshëm dhe ushqimi për kafshët.