Një grua është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në komunën e Istogut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur policia është njoftuar nga emergjenca në Istog.
E plagosura është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas Rugovës, "Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor". Ai ka theksuar se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa priten informacione shtesë nga hetimi policor.
Përditësime
25-vjeçarja e plagosur me armë zjarri në Istog ka vdekur në Spitalin e Pejës pas ndërhyrjes kirurgjike. Dyshohet se është përdorur armë zyrtare.