Drejtori i një shkolle private në Elbasan, shtetasi turk Fatih Konuksever, është proceduar penalisht nga Policia e Elbasanit për veprën penale fyerja e të miturve.
Ngjarja bazohet në një video të shpërndarë në rrjete sociale, ku ai shfaqet duke dhunuar nxënësit në oborrin e shkollës dhe duke hedhur ushqimet e tyre.
Policia ka nisur ndjekje penale ndaj tij. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende plotësisht.
Bashkia e Elbasanit ka reaguar duke e gjobitur Fatih Konukseverin për ndotje të mjedisit për shkak të hedhjes së ushqimeve të nxënësve.